zoom

Bota

Tjetër sulm me dron në Rusi, goditet një rafineri nafte

Një sulm tjetër me dron ka ndodhur brenda territorit të Rusisë. Shenjestër ka qenë një rafineri nafte në Krasnodar, në jug të Rusisë.

Droni u përplas në rafinerinë Ilsky në orët e para të mëngjesit, por se sipas autoriteteve ruse ai nuk ka shakaktuar dëme në infrastrukturë.

Një sulm tjetër me dron kishte ndodhur më parë në rafinerinë Afipsky – vetëm 15 milje larg.

Rafineritë gjenden rreth 50 milje në lindje të Detit të Zi pranë portit të Novorossiisk, një nga portet më të rëndësishme të Rusisë për eksportin e naftës.

Një ditë më parë 8 dronë kamikazë u lëshuan në Moskë. 5 prej tyre shpërthyen në ajër dhe vetëm 3 goditën disa pallate të banuar, duke plagosur 2 persona.

Moska ka akuzuar Ukrainën, por Kievi thotë se janë vepër e Kremlinit për të fajësuar ukrainasit. /Zoom.al