Aplikacion
Zyrtari socialist pak kohë më parë u lirua nga qelia, pasi vuajti një dënim me dy vite burgim për shpërdorim detyre, në lidhje me tenderimin e kanalit të ujitjes, me vlerë mbi 23 mln lekë, bashkë me 10 ish-zyrtarë dhe dy biznesmenë.
Nuk ka ende detaje juridike për shkakun e paraqitjes në organin e akuzës, por fakti që ka qenë me praninë e avokatit, ngre dyshime se SPAK mund të ketë hapur tjetër dosje hetimore ndaj tij, në kohën që ka mbajtur postin, deri në vitin 2021, kur dhe u arrestua.
Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të cilën nuk e pranoi, derisa u dënua me 2,4 vite izolim me gjykim të shkurtuar nga GJKKO. Por më pas Apeli i shtoi edhe një vit izolim Tushes, duke e rikthyer në qeli pasi ishte liruar sipas vendimit të shkallës së parë të GJKKO. Pasi qëndroi për pak kohë në burg, Tushe u lirua përsëri.
Apeli e ka fajësuar Tushen edhe për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër për të cilën mori pafajësi në shkallën e parë. Si rezultat, Tushe u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, nga 2.4 që ishte dënuar me shkallën e parë. Fatos Tushe u arrestua fillimisht më 6 korrik 2021, ndërsa në Janar 2023 u lirua, pasi gjykata konstatoi përfundimin e dënimit. Për t’u rikthyer në fillim të marsit në qeli, për të vuajtur pjesën tjetër.
Tushe u vu në pranga nga SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një tender të Bashkisë së Lushnjës. Para se të ndalohej, një ish-vartës i tij i hodhi bombë në zyrë pas konflikteve, duke e lënë të plagosur. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë