Aplikacion
“Bond Tower” është projekti më i ri që do t’i shtohet kryeqytetit.
Ky projekt do të zërë një sipërfaqe mbi 50 metër katrorë në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha”, në pjesën perëndimore të Tiranës, një zonë që është në zhvillim e sipër.
Kulla 50-katëshe është projektuar për t’u bërë një ikonë, pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të kryeqytetit shqiptar.
Ndërtesa bashkon hapësirat rezidenciale, komerciale, zyra dhe hotele, duke reflektuar jetën e gjallë urbane të qytetit.
Ajo do të ketë siluetën e dy trupave të bashkuar, duke u bërë një portë për përvojat e reja urbane.