zoom

Bota

Tjetër humbje për Vladimir Putin! Vritet oficeri i lartë rus në Ukrainë

Një tjetër oficer i lartë rus raportohet se është vrarë në Ukrainë. Koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës, ndërsa nuk dihet se ku dhe si u vra.

Alexander Bespalov i bashkohet një numri të lartë të personelit rus të vrarë që nga fillimi i luftës 46 ditë më parë.

Një postim, që supozohet të jetë bërë nga motra e Bespalovit, shkruhet: “Është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur”, raporton BBC.

Të premten, Ukraina pretendoi se rreth 19.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve. Ndërsa Kremlini më 25 mars, tha se numri i viktimave është 1.351./Zoom.al