zoom

Aktualitet

Tjetër aksident/ Një fëmijë në gjendje të rëndë. Niset me urgjencë drejt Tiranës

Një tjetër aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të enjteje në aksin Burrel-Klos.

Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë është përplasur nga një makinë.

I mituri ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor të specializuar.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Pak minuta më parë, në Bulqizë një 59-vjeçare u përplas për vdekje nga një makinë, që doli nga rruga./ Zoom.al

Postime të lidhura