Aplikacion
“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit, pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, edhe pse kontrata ime kishte përfunduar që në fund të Majit.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua dhe për Laçin, pasi si asnjëherë tjetër në dy vitet e fundit luftuam për titullin kampion dhe gjithashtu duke bërë histori e kaluar disa ture.
Jam munduar gjithmonë të jap më të mirën si brenda fushës dhe jashtë saj, çka mendoj se e kam realizuar këtë gjë. Dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët që kam punuar aty dhe veçanërisht presidentin e ekipit për respektin dhe korrektësinë që ka treguar ndaj meje.
Në fund një falënderim dhe për tifozët laçianë që kanë treguar shumë herë që e duan ekipin me zemër. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri. Me respekt, Renato Malota”, shkruan mbrojtësi i njohur shqiptar, i cili ka fituar një titull kampion me Dinamon (2010) dhe Kupë e Shqipërisë me Kukësin (2016). /zoom.al/