zoom

Aktualitet

Tiranë/ I riu bie në Lanë, po arratisej nga policia

Një i ri përfundoi në lumin Lanë këtë të mërkurë në Tiranë, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.

Ai po arratisej e motor, por gjatë ndjekjes nga policia, i riu ra në lumë. Pas aksidentit, ai mori plagë të lehta dhe u arrestua nga policia.

I riu kërkohej nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Ndaj tij kishte të paktën 12 denoncime për mashtrim.

I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës. Me premtimin se kanë përfituar grante nga bashkia, ai kishte arritur që t’iu merrte të moshuarve nga 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra.