zoom

Aktualitet

Tirana e Bashkisë tregon “fytyrën”, shoferët fikin makinat te “Zogu i Zi”, shkak mbitrafiku!

Gjysmë ore shi e nxori Tiranën jashtë “binarëve”, duke treguar fytyrën e vërtetë edhe të Bashkisë. Jo vetëm përmbytje masive me Lanën që doli nga shtrati dhe ujin që depërtoi deri brenda mjeteve të transportit publik apo dhe të qytetarëve (mbi 50 cm thellësi), por edhe me trafik të rënduar.

Trafiku i dendur në Tiranë ka bërë që të shkaktohet një paralizë në qarkullimin e automjeteve.

Në një prej akseve nevralgjike të kryeqytetit, ajo në zonën e Zogut të Zi, qindra automjete kanë mbetur në rrugë, ndërsa drejtuesit kanë fikur makinat. Tirana u përfshi nga moti i keq këtë të premte duke sjellë reshje të dendura. /ZOOM.AL/