zoom

Slider

Tirana arrin shifër të çmendur me shitjen e së drejtës së TV-së për sfidën me Beshiktashin

Tirana ka arritur një shifër të marramendëse me shitjen e së drejtës së TV-së për sfidën me Beshiktashin.

Tirana do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e imazhit të ndeshjes, raporton Panorama Sport.

Në krahasim me klubet e tjera të Superiores që luajtën në Europë, kjo është një shifër e madhe.

Tirana pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro nga ndeshja me Beshiktashin, pa llogaritur paratë e Europës, që do të vijnë nga UEFA.

Gjithashtu klubi bardheblu, do përfitojë të ardhura nga shitja e biletave dhe nga reklamat në stadium.