Aplikacion
Pak ditë më parë, KESH mori miratimin e ERE për të nisur prodhimin e energjisë nga dy termocentralet, ndonëse ministrja Belinda Balluku pati paralajmëruar për nisje të prodhimit që në janar të këtij viti.
Kontrata për dy tigrat i kanë kushtuar shtetit 68 mln dollarë. Ironikisht, ato janë parashikuar të punojnë deri në shtator 2023. Me një llogari të thjeshtë, nëse për gjatë kësaj kohe Shqipëria do të vazhdonte të blinte energji, kostoja do të ishte shumë herë më e vogël.
Kostot e larta të energjisë në tregjet e jashtme ishin justifikimi që qeveria dha për qiramarrjen e dy anijeve prodhuese nga SHBA.
Kur ministrja Balluku njoftoi prillin e shkuar për këtë kontratë, qytetarët e Vlorës, ku po qëndrojnë këto termocentrale dhe aktivistë, dolën kundër e protestuan me sloganin “Mos ma prek Vlorën”.
Sipas ekspertit mjedisor, Lavdosh Ferruni, termocentralet vinin nga Bangladeshi dhe kishin disa dekada jetë duke krijuar kosto të mëdha mjedisore.
Ai përgënjeshtroi edhe ministren Balluku, e cila pati thënë se ato do të punojnë me gaz, por Ferruni tha se ato punojnë me naftë. Kështu kostoja e tyre si në mjedis si në vlerë do të jetë shumë më e madhe nga se është thënë./Zoom.al
“Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar…