zoom

Politikë

Thyhet gota në “Ballkanin e Hapur”, Rama: Syri i keq…

Në takimin e sotëm të Ballkanit të Hapur në Tiranë është thyer një gotë, teksa kryeministri Edi Rama po kalonte fjalën te komisioneri për zgjerimin e Jashtëm Oliver Varhelyi i lidhur me Skype.

Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.


“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel.

Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje.

E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.