Aplikacion
“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njoftoi policia.
Ai ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që planifikoi vrasjen e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.
Ndaj tij janë ngritur akuzat: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per të kryer vrasje “, ne dem te shtetasit Arben Ndoka, kryer ne forme te veçante te bashkepunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesemanje ne grup te strukturuar kriminal”.
Vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan të eliminonin ish-ligjvënësin socialist Arben Ndoka.
Sipas SPAK, Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën e Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Arben Ndokën, por pa mundur ta realizojnë planin.
Masa ndaj dy gazetarëve Hoxha e Qyno, gazetari nga Kosova: Duhet të flasim për mëkatet tona