Aplikacion
IKMT ka shkuar sot në vendin ku do të bëhet shembja, ndërsa në mbështetje të tyre është dhe Policia e Shtetit, konkretisht tek zona e njohur si “Ura e Limuthit”.
Anëtarë të 6 familjeve, në total 32 persona që protestojnë, kanë hipur në tarracën e një prej banesave në shenjë kundërshtie kundër shembjes.
Ata shprehen se nuk janë përfshirë në listën e të dëmshpërblyerëve dhe kërkojnë zgjidhjen ekonomike të situatës, në të kundërt kërcënojnë me flijim. /ZOOM.AL/