Aplikacion
“Dardanët” ikën nga fusha e blertë në minutën 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.
Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.
Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s që ekipi nuk do të kthehet në fushën e lojës.
Trajneri i Rumanisë, Luçesku nga ana tjetër ka komunikuar me trajnerin e Kosovës, Franko Foda dhe pastaj me lojtarët e tij, duke i nxitur që të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse merret një vendim i kundërt.
UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsëritnin këto sjellje.
Kjo ndeshje vlen për Ligën e Kombeve. Ndërsa sfidën e parë në Prishtinë e fituan rumunët.