zoom

Aktualitet

Theu bojkotin e avokatëve, kërkohet heqja e licensës për Eni Çobanin

Prej disa javësh Dhoma e Avokatëve ka vendosur të protestojë kundër hartës së re gjyqësore të miratuar tashmë nga qeveria.

Si një nga mënyrat e protestës, Dhoma e Avokatëve ka vendosur bojkotin e seancave gjyqësore nga anëtarët e saj deri në reflektimin e qeverisë.

Por jo të gjithë avokatët e kanë respektuar këtë vendim, ndaj dhe Dhoma ka vendosur që të marrë masa për ta. Gjatë ditës së sotme Dhoma i pezulloi licensën avokatit Nexhip Dauti I cili nuk kishte repsketuar bojkotin dhe kishte marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Ndërkohë që fatin e tij rrezikon edhe avokatja e njohur Eni Çobani, e cila gjithashtu ka vendosur të mos e zbatojë urdhërin e Dhomës së Avokatisë.

Eni Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Përmet, ndaj dhe Dhoma Vendore e Avokatisë Gjirokastër ka propozuar masë disiplinore ndaj saj, pezullim I licenës së avokatit.

Tashmë i takon Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë të vendos për këtë propozim.