zoom

Politikë

THELLOHET SKANDALI/ Rama me çarter 300 mijë euro për të parë ndeshjen e NBA në SHBA

Thellohet skandali me udhëtimet me çarter i kryeministrit të rilindjes.

Në vijim të abuzimeve që Rama ka bërë gjatë 9 viteve në krye të qeverisë kanë dalë në dritë të tjera skandale që ai ka kryer me paratë e shqiptarëve.

Në fund të vitit 2015, pra vetëm 2 vite pasi kishte ardhur në pushtet, ai kishte nisur të shijonte benefitet e pushtetit.

Ai rezulton që më 20 dhjetor të 2015 të ketë udhëtuar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një avion çarter.

Zyra e tij e Shtypit në atë kohë nxitoi t’i paraprijë çdo debati duke deklaruar se kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalonin tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre.

Në fakt kjo rezulton të ketë qenë vetëm preteksti, pasi kreu i qeverisë dhe familja e tij, jo vetëm që nuk qëndruan tre ditë, por si qëllim të vizitës së tyre kanë pasur pushimet në SHBA.

Kjo pasi gjatë asaj vizite ata u fotografuan në radhën e parë  të arenës sportive të Miamit duke ndjekur ndeshjen e NBA-së Miami Heat – Indiana Pacers.

Mediat në atë kohë publikuan edhe biletat në rreshtin ku ishte ulur kryeministrit të cilat kapnin vlera të konsiderueshme prej mbi 2200 dollarë personi.

Por kjo vlerë nuk është asgjë para asaj që vlen një udhëtim çarter nga Shqipëria në SHBA, e cila llogaritet në afro 300 mijë euro.