Aplikacion
Milan dhe Sasha tashmë kanë pushimet në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa gazetares së ‘Televisión Española’ dhe dëshira e nënës së tyre është t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.
Megjithatë, nga Suedia ku po pushon, lojtari i Barcelonës ka refuzuar t’i lëjë fëmijët të largohen nga Spanja. Me sa duket, fakti që Shakira është vetëm dhe se dy persona po e ngacmojnë pa mundur të ndalohen nga autoritetet, e ka bërë artisten të mendojë të largohet përkohësisht nga vendi, por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të firmosë një dokument që i jep leje.
Refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg gjyshërve të tyre nga babai do t’i prekte fëmijët. Prindërit e Pique-s kalojnë çdo ditë me të vegjlit që kur ata kanë lindur, pasi ata jetojnë pranë shtëpisë së tij. Kështu që Pique përpiqet ta mbrojë atë lidhje mes tyre dhe nuk do t’i lejojë ata të kalojnë dy muaj pa u parë.
Nga ana e saj, reporterja Lorena Vázquez, bëri të ditur se Shakira nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me gratë dhe të dashurat e shokëve të Piques, kështu që ajo nuk llogarit që ta mbështesin në rast se duhet të shkojë në gjykatë. “Shakira nuk i trajtoi mirë, mendonte se ishte superiore. E quanin La Patrona“, thotë ajo./L.K
/Zoom.al
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri