zoom

Bota

The Economist: Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës

Disa vende mund të përfitojnë nga një fluks emigrantësh, por rajoni ndoshta do të bëhet gjithnjë e më i plakur.

Përpara se Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt, shumë evropianë shqetësoheshin se rajoni i tyre po plaket dhe se më shumë njerëz po vdisnin sesa lindnin. Mosha mesatare 43 vjeçare e Evropës është gati katër vjet më e vjetër se ajo e Amerikës së Veriut, rajoni tjetër më gri pwr plakjen e popullwsisw.

Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të arrijë kulmin në 450 milion brenda disa viteve dhe më pas të bjerë nën 424 milion deri në vitin 2070. Perspektiva e zvogëlimit të numrave frikëson shumë njerëz. Ka qenë veçanërisht e frikshme për vendet ish-komuniste të Evropës Lindore, ku emigracioni ka komplikuar efektet e niveleve të lindjeve .Andrej Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë, e quajti rënien e popullsisë “një problem pothuajse ekzistencial për disa kombe”. Ndryshimi demografik është “tranzicioni i tretë kyç i Evropës”, thotë Dubravka Suica, nënkryetare e Komisionit Evropian për demografinë dhe demokracinë, një post i krijuar në vitin 2019.

Ndër goditjet e shumta të saj, lufta e zotit Putin u ka dhënë një lloj të veçantë demografëve, të cilët priren ta shohin fenomenin që studiojnë si të ngadalshëm. Rreth 5.3 milionë njerëz – pjesa më e madhe prej tyre gra dhe fëmijë – janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, shumica dërrmuese në vendet që kufizojnë Ukrainën nga perëndimw. Polonia, e cila deri vonë kishte njw fluks largimi njerwzish më shumw se sa merrte, ka marrë më shumë se gjysmën e tyre. Popullsia e Varshavës, pra kryeqyteti, u zgjerua me 17% në javë. Hungaria, popullsia e së cilës ishte zvogëluar nga 10.7 milion në mesin e viteve 1980 në 9.8 milion në 2020, ka marrë më shumë se 500,000 ukrainas./ Zoom.al/