zoom

Bota

The Economist, paralajmërim frikësues: Lufta në Ukrainë do “ndryshojë të gjithë botën”

“Nëse tanket ruse kalojnë kufirin, tregjet do të çmenden”, tha Helima Croft, drejtoreshë në bankën e Investimeve rbc Capital Markets dhe ish analiste e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, ku sipas të cilës, nëse Rusia pushton Ukrainën, do të ketë vuajtje njerëzore, rreshtime të reja gjeopolitike, por edhe një shok ekonomik.

I pari që do të ndiejë pasojat e kësaj mësymjeje, do të jetë tregu i gazit në Evropë.

Rusia është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në botë; ajo po kështu furnizon gati një të dhjetën e globit me alumin dhe bakëre prodhon edhe një sërë metalesh të tjera, përfshirë 43% të paladiumit të botës, një përbërës shumë i rëndësishëm për konvertuesit katalitikë. Për të mos harruar që është dhe eksportuesja e katërt më e madhe e grurit.

Evropa mund të mbijetojë edhe më një reduktim të furnizimit të gazit rus.

Por nëse Moska i mbyll krejtësisht rubinetat e saj, kjo për kontinentin e vjetër do të ishte katastrofike.

Evropa po përballet me një dimër edhe kështu, mjaft të vështirë. Asaj nuk do t`i bënte dot ballë lehtë mungesës së gazit rus.  Gjetja e burimeve alternative të energjisë do të përbënin një sfidë gjigante logjistike. Për këtë situatë, nuk ka një zgjidhje të shpejte dhe të lehtë”, thotë për CNN, Janis Kluge, ekspert për Evropën Lindore në Institutin gjerman të çështjeve ndërkombëtare dhe atyre të sigurisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, gati 40% e importeve të gazit natyror në BE janë nga Rusia, që ka  transportuar pothuajse 153 miliardë metra kub gaz.