Aplikacion
Nga kontrollet intensive, sot u gjetën në fshatin Gojan i Vogël të Pukës dhe dhe u asgjësuan 183 bimë cannabis sativa. Teksa u identifikua dhe kap autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
“Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Kmisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.
Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërsa po vijon edhe puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe materialet iu kaluan prokurorisë vendore. /ZOOM.AL/