zoom

Aktualitet

Tërmeti e shkund përsëri Shqipërinë! Epiqendra në Elbasan, zbulohet forca e lëkundjeve sizmike

Dita e dytë radhazi me lëkundje sizmike në Shqipëri.

Pas dridhjeve të tokës në Patos, me thellësi 13 km dhe forcë 3,5 të Shkallës Rihter, pak minuta më parë u ndjenë të tjera lëkundje.

Lëkundjet e tërmetit sipas të dhënave zyrtare të shërbimeve të specializuara, janë regjistruar rreth orës 11:40 në vendin tonë.

Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter, ndërkohë epiqendra ka qenë Elbasani.

Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale, teksa paniku për dridhje të tjera mbetet i lartë. /ZOOM.AL/