Aplikacion
Bashkia bëri këtë njoftim, pa dhënë arsye për lëvizjet:
“Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zëvendësoi sot drejtorët e disa prej institucioneve më të rëndësishme të bashkisë. Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë? Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni. Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani. Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku
Por lëvizja vjen në një kohë kur zëra në korridoret e politikës flasin për një tjetër reprezalje të SPAK në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të disa drejtorëve për aferën korruptive të ashtuquajtur “5D”.
Sipas burimeve të Zoom.al, SPAK ka vendosur t’u ndalojë edhe daljen jashtë shtetit disa zyrtarëve të Bashkisë.
Në hetimet për aferat në Bashkinë e Tiranës SPAK ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Por deri tani nuk ka marrë ndonjë veprim ndaj tij.
Pak kohë më parë disa media raportuan se atij i është ndaluar lëvizja jashtë vendit dhe i është marrë pasaporta, por këto njoftime ranë poshtë pasi Veliaj udhëtoi disa herë jashtë vendit. Veliaj është pyetur për aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërsa SPAK po kryen hetime në Bashkinë e Tiranës edhe për çështje të tjera korruptive. /Zoom.al