zoom

Slider

Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet shqiptari në Angli/ Udhëtonte me makinë me targa të rreme

Një person është burgosur për 22 muaj pasi u kap me më shumë se 40,000 £ pas një ndjekjeje të policisë në M1.

Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari quhet Florim Sula dhe se përdorte patentë të falsifikuar. Në momentin kur policia rrugore i bëri shenjë të ndalonte, 23 vjeçari i dha më shumë gaz makinës, duke ecur me 100 km në orë, për t’iu larguar policisë.

Megjithatë pavarësisht tentativës, shqiptari u kap nga policia vendase. Në makinën e tij u gjendën 40 mijë paund dhe patenta e falsifikuar.

Dje, 30 korrik, Gjykata e Luton e dënoi me 22 muaj heqje lirie, për akuzat për drejtim të të rrezikshëm të makinës dhe posedim dokumentesh të rreme identifikuese.

Mësohet se 23-vjeçari, ka thënë në Gjykatë se punonte si kamerier në Shqipëri dhe kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer një borxh familjar.