Aplikacion
Në pranga ra një 20-vjeçar turk që paraqiti në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.
Si prova materiale u sekuestruan dokumentet false (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze).
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi turk:
B. B., 20 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas ka paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, dokumente (pasaportë turke, leje për qëndrim në Francë dhe leje drejtimi franceze), të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dosja penale për rastin i kaloi Prokurorisë së Juridiksionit Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikimi i dokumenteve”. /ZOOM.AL/