Aplikacion
“E çova në fushë dhe e vrava”, ka treguar ai para hetuesve, por nuk ka treguar arsyet e krimit të rëndë.
Ai është tradhtuar nga kamerat e sigurisë ku vajza 11-vjeçare është parë duke hipur në makinën e tij dhe pas marrjes në pyetje fillimisht e ka mohuar, pastaj ka pranuar vrasjen e të miturës.
Ndoshta përgjigjet për aktin e tij çnjerëzor mund të merren nga e kaluara e tij pasi në vitin 2017 ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim e një të miture.
Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur ta lërë të lirë me kusht deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.
Por sipas policisë, vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Pasi e mitura ka rezistuar, ai e ka goditur me kaçadivë në qafë.