zoom

Bota

Tensioni Rusi-Ukrainë/ Biden kërcënon hapur Putinin

Tensionet duket se kanë shkuar në një tjetër nivel, me SHBA-në që po përpiqet të shmangë luftën në Ukrainë.

Presidenti amerikan Biden ka kërcënuar hapur homologun rus, Putin. Biden tha se nëse Putin ndërmerr hapa të tjerë, do të ketë pasoja të mëdha për të.

“Do të ketë pasoja të mëdha nëse ai do të hynte dhe do të pushtonte, nëse do të mundet, të gjithë vendin, ose shumë më pak se kaq.

Një zhvillim i tillë nuk do të sillte pasoja të mëdha ekonomike dhe politike vetëm për Rusinë, por për mbarë botën. Do të ishte pushtimi më i madh nëse ai do të futej me të gjitha ato forca, pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të ndryshonte botën”, deklaroi Biden.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë vendosur mijëra trupa në gatishmëri të lartë dhe po ndihmojnë Ukrainën me armatime. Rusia kërkon garanci me shkrim që Aleanca Ushtarake të mos pranojë anëtarësimin e Kievit si dhe të largojë prezencën në Europën Lindore. Por këto janë konsideruar të papranueshme nga NATO dhe SHBA.