zoom

Lajme

Tensionet në Parlament dhe bllokimi i Foltores, PS kërkon masa ndaj 5 deputetëve të PD (EMRAT)

Tensionet e seancës së kaluar parlamentare nuk kanë kaluar pareagim të mazhorancës. PS kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pasi akuzohen se bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten.

Bëhet fjalë për; Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin, për të cilët do vendosë Këshilli i Etikës gjatë mbledhjes.

PS kërkon masë ndëshkimore deri në një muaj sipas rregullores së re, nga Sekretariati i Etikës për këta deputetë, pas trazirave dhe tensioneve në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar plenare. Kujtojmë se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme, në orën 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese. /ZOOM.AL/