Aplikacion
O’Brien ka thënë se në dy vitet e fundit ka pasur mundësi që s’kanë ekzistuar më herët, që shtetet të bashkohen në tregun e përbashkët të BE-së dhe për të pasur edhe progres drejt anëtarësimit. Ai ka përmendur Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi edhe si vende anëtare të NATO-s, duke thënë se shpreson që këto tri shtete të bëjnë progres.
Zyrtari i lartë amerikan është pyetur edhe për atë që SHBA po bën në raport me Bosnje dhe Hercegovinën dhe përpjekjet e Millorad Dodikut për ndarje. O’Brien ka thënë se Dodik është i izoluar dhe se përpjekjet e tij për ndarje nga Bosnje e Hercegovina s’kanë përkrahje politike.
Këtu O’Brien ka përmendur Kroacinë si vend që ka thënë se s’do ta njohë “Repblika Srpsksan” nëse ndahet dhe presidentin e Serbisë, që O’Brien thotë se tashmë ka filluar të flasë edhe publikisht që Serbia s’do do të ndryshojë kufijt e saj. Ndihmësi i sekretarit të Shtetit ka thënë se Dodik është i izoluar.
“Dodik është i izoluar dhe ai s’ka përkrahje politike kur flet për ndarje. Kroacia thotë hapur se s’do ta pranojë dhe kështu një fqinj iku dhe Serbia thotë se s’do të ndryshojë kufijtë, se do të mbesim tek ata origjinalët, dhe shohim që diçka sikur kjo Vucic ka filluar ta thotë edhe publikisht. Pra Dodik është i vetëm”, ka thënë O’Brien, raporton Gazeta Express.
Ndihmës Sekretari i Shtetit ka folur edhe për sanksionet që i janë vendosur Millorad Dodikut, duke thënë ato tashmë kanë filluar t’i shkaktojnë probleme dhe se drejtuesit të “Republika Srpska” po i tkurret buxheti.
“Dhe nëse thjesht e dëgjoni në konferencën e tij të fundit për shtyp sot, sanksionet po i shkaktojnë probleme financiare dhe kështu ai ka gjithnjë e më pak para. Çfarë detyrohet të bëjë sepse refuzon të angazhohet përmes mekanizmave të pushtetit qendror që duhet të jenë pjesë e pagesave të qeverisjes. Ai shkon dhe përpiqet të marrë hua nga Kina, Rusia, Hungaria dhe herë pas here nga Serbia. Dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të”, ka thënë tutje O’Brien.
Në këtë seancë në Komisionin për Punë të Jashtme s’janë bërë pyetje specifike sa i përket Kosovës dhe Serbisë dhe as vetë O’Brien nuk e ka përmendur procesin e dialogut mes dy shteteve.