zoom

Slider

Tensionet me Ukrainën, Champions League do të ndëshkojë Rusinë?

Finalja e Champions League rrezikon të mos luhet në San Petersburg të Rusisë. Drejtuesit e UEFA-s nuk mund të kenë zgjidhje tjetër, veçse ta zhvendosin finalen nëse Rusia pushton Ukrainën. Finalja e kompeticionit madhor për klubet në Europë është planifikuar të zhvillohet në “Gazprom Arena” më 28 maj.

Megjithatë, mes tensioneve në rritje, organizatorët mund të detyrohen të gjejnë një vend të ri, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin vazhdon me kërcënimin e tij për të pushtuar Ukrainën. “Wembley” mund të jetë stadiumi i mundshëm zëvendësues, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë deri në finale këtë vit, sipas “Daily Star”.

UEFA po monitoron nga afër situatën me synimin për të hartuar një plan emergjence, nëse është e nevojshme. Pritja e finales së Champions thuhet se mund t’i japë qytetit të përzgjedhur një rritje financiare prej më shumë se 60 milionë sterlina.

Finalja e vitit të kaluar midis Chelsea dhe Manchester City u zhvendos gjithashtu. Nga Stambolli që ishte parashikuar, kaloi në Porto, për shkak të pandemisë.