Aplikacion
Teksa kjo është protesta e 8 në radhë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohërasin; Hajduti, hajduti!
Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik.
Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.
Opozitarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta. Ndërkohë që një qytetar ishte duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, është ndërprerë energjia elektrike. Kaq ka mjaftuar një ata të hedhin molotov në drejtim të bashkisë, ku është djegur edhe një pemë.
Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.
Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë. Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit, ku ata kërkojnë largimin e kryetarit të saj, Erjon Veliaj. /ZOOM.AL/