zoom

Aktualitet

Temperaturat pësojnë rënie, si parashikohet moti sot

Paraditja e të martës do të dominohet nga mot i kthjellët, për t’ua lënë më pas vendin gradualisht vranësirave që do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit më pjesën e dytë të ditës.

Megjithatë, vranësirat nuk do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.