zoom

Aktualitet

Temperatura deri në minus 6 gradë, si do të jetë moti nesër

Ditën e diel kushtet atmosferike do të përmirësohen.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

Në zonat malore, termometri do të regjistrojë deri në minus 6 gradë gjatë orëve të natës. Ndërsa vlera më e lartë gjatë ditës do të jetë 14 gradë në Durrës.