zoom

Ekonomi

Teliti jep alarmin: Borxhi publik është rritur 3 herë, tenderët bëhen pa garë e fondet shpërdorohen

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, komentoi sot gjendjen financiare të qeverisë dhe situatën social-ekonomike të qytetarëve, duke e interpretuar këtë me shifrat për rritjen e borxhit publik.

Teliti u shpreh se rritja e borxhit publik është tre herë më e lartë se ajo që përfiton Shqipëri, teksa u ndal te fondet, iku tha se shpërdorohen pasi tenderat bëhen pa garë.

“Borxhi publik është dyfishuar dhe për pasojë e paguajnë qytetarët. Ato shqetësime që ngre FMN me sa duket janë të vërteta.

Ato para që shkojnë për inceneratorët duket se kanë dhënë dëmin e tyre. Tre herë më lartë peshon borxhi në peshore sesa rritja ekonomike. Lajm i mirë është që ka rritje ekonomike, por duhet që të preken të gjitha shtresat. Qytetarët shqiptarë nuk janë të kënaqur.

Cili është realiteti i ekonomisë shqiptare, që është rritur 1-4%. Borxhi është dyshuar, a është normal kjo gjë? Jo! Ndaj PD do vijojë denoncimet.

Ne e kuptojmë vështirësinë, por jo t’i lësh në harresë shtresat, si fasoneria ku javë pas javë janë duke u larguar nga puna mbi 1 mijë gra.

Dua të theksoj se ato që rrisin ekonominë e një vendi janë investimet publike, që shpërdorohen dhe për pasojë kemi ato rrugët e lëna rrugëve. A ka mbaruar Rruga e Kombit?”, u shpreh Teliti. /ZOOM.AL/

 

 

Postime të lidhura