Aplikacion
Pas dënimit të marrë, me -15 pikë, Juve e sheh veten në vendin e 10-të, minus 12 pikë nga zona Champions. Edhe nëse Allegri arrin të vë në jetë një mrekulli të dërgoj Juven në fund të sezonit në zonën euro, apo të fitojë Europa League, mund të mos mjaftojë për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi Juve është nën hetim jo vetëm nga autoritet vendase.
Kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave të Fair Play Financiar, UEFA nuk toleron. Në 1 dhjetorin e vitit të shkuar, UEFA ka hapur një hetim për Juven, për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play Financiar. Në rast se hetimet nxjerr në pah shkelje nga klubi i Juves atëherë bardhezinjtë mund të përballen me pasoja edhe më të rënda, që mund të shkojnë deri në përjashtimin e tyre nga kompeticionet evropiane për një periudhë të gjatë. Nëse ky skenar bëhet realitet, e ardhmja e Juve parashikohet të jetë shumë e vështirë.
Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe për 2024-n. Më shumë vdekje dhe më pak lindje