zoom

Bota

Të shtënat me armë zjarri në SHBA, 10 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën

Dhjetë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë. Personat që hapën zjarri ishim duke lëvizur me një automjet në në Lakeland, Florida.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa tetë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Viktimat ishin meshkuj nga mosha 20 deri në 35 vjeç.

Ndërkohë, policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe marihuanë.

Oficerët policor janë në kërkim të sulmuesve, ndërsa hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme dhe kishin të bënin me pazare droge.