zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, vritet 1 person, plagoset një grua

Një person është vrarë dhe një grua është plagosur pas të shtënave me armë në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ndërsa e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen detaje nga krimi i rëndë në kryqytetin e Kosovës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, njofton policia.