zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Greqi, shqiptari merr plumb në kokë

Një 35-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fieri, ende i paidentifikuar, u qëllua me armë në Greqi, në lagjen e Menidit në Athinë.

Sipas mediave greke, shqiptari u konfliktua me një shtetas grek, i cili e qëlloi me një plumb në kokë.

Konflikti që u bë shkak për ngjarjen, sipas policisë, nisi të shtunën në një festë me muzikë ku shqiptari është konfliktuar me dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe persono që e qëlloi dy ditë më vonë.

Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë pas festës, kur shqiptari shkoi me një armë në vendin e konfliktit duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek të cilin e plagosi në këmbë, raportojnë mediat greke.

Autori tentoi të largohet, por më pas u përplas me një person tjetër dhe i ra pistoleta në tokë. Në këtë moment shtetasi grek ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit duke e goditur në kokë duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke 35-vjeçari shqiptar ka kryer dënime për vepra të rënda penale dhe ishte liruar nga burgu së fundi.

Postime të lidhura