Aplikacion
Sipas mediave gjermane, një person, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të babait dhe vëllait të Besar Nimanit, ish-boksierit shqiptar që u vra pranverën e kaluar në një lokal.
Besar Nimani
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Bielefeldit nisi gjyqi për vrasjen e ish-boksierit shqiptar. Por, në momentin që filloi seanca, jashtë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Nga të shtënat, babai i boksierit mori plumb në mushkëri dhe është në gjendje kritike, ndërsa vëllai i boksierit u plagos në këmbë.
Për vrasjen e Besar Nimanit viti e kaluar autoritetet gjermane kanë vënë në pranga vetëm një nga autorët, ndërsa një tjetër është ende në arrati.