zoom

Aktualitet

Të shpallur në kërkim! Kush janë 2 bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

SPAK zbardhi një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, nga ku lëshoi 3 urdhërarreste, për biznesmenin Rezart Taçin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Hetimi i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane nxori në dritë të gjithë mekanizmin e pastrimit të parave të grupit kriminal, Cosa Nostra, ku përpos Taçit, të përlyer figurojnë edhe dy shqiptarët e lartpërmendur.

Vetëm përmes një kërkimi të shpejtë në arkivën e lajmeve mund të vihet re lehtësisht se Balla dhe Lilo janë dy të besuar për biznesmenin.

Kujtojmë se në vitin 2010, Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 3 muaj burg të Rezart Taçit dhe truprojës së tij, pikërisht Bledar Lilos, lidhur me dhunimin e gazetarit Mero Baze.

Nga ana tjetër, Artur Balla rezulton të jetë pjesë e rrethit familjar të Taçit. Në deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë së gjyqtares Dhurata Balla, vjehrra e Rezart Taçit, bërë publike në 2020-ën, emri i Arturit përmendet si drejtor shitjesh në një kompani.

Dy shqiptarët Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, por edhe jashtë. SPAK sekuestroi 18,399,941.50 Euro, që janë përfituar pikërisht përmes pastrimit të parave të kirmit. Këto para kanë ardhur nga Cosa Nostra gjatë muajit gusht në Shqipëri ku do të bëhej edhe pastrimi nga Taçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, por kjo është bërë vetëm pjesërisht, pasi hetimet e SPAK kanë parandaluar që të kryhej pastrimi i plotë i parave në Shqipëri.

Ata dyshohen se janë marrë me pastrim parash, vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksionet e parave përmes një bake të nivelit të dytë në Shqipëri.

Artur Balla, Bledar Lilo, dhe Rezart Taçi akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Postime të lidhura