Aplikacion
Në një dalje televizive, Ilva Gjuzi dhe Helena Kaci, që iu bashkuan PS-së rishtazi, iu desh të flisnin për të metat e shefit të tyre, kryeministrit Edi Rama, që doli se nuk kishte.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë.” – tha Gjuzi si përgjigje për pyetjen se “çfarë të mete ka Rama”.
Nga ana tjetër, Kaci nxorri në pah një anë tjetër të kryeministrit teksa shqetësohej për mirëqenien personale të tij. Kaci tha se e meta e kreut të qeverisë është se ai ka bërë aq shumë për vendin, sa ka lënë pas dore veten e tij.
Pak vite më parë këtë pozicion e kishte zënë Elisa Spiropali, e cila i referohej Edi Ramës si hero kombëtar dhe e emëroi Skënderbe. Madje Spiropali tha se turistët në Shqipëri s’vijnë vetëm për natyrën, por edhe për kryeministrin. /Zoom.al
View this post on Instagram
Akuza se u vendos në shërbim të Suel Çelës, Artan Hoxha: S’kam bashkëpunuar me organizata kriminale