Aplikacion
Emrat e tyre janë përfolur si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe ngjarjes së rëndë të Dobracit me 4 të vdekur.
Atentati me 4 të vrarë në zonën e Dobraçit në Shkodër ndodhi më 30 tetor, ndërsa i ka kaluar për hetim SPAK.
Prokuroria dyshon se krimin mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Si ndodhi ngjarja
Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi me armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit më 30 tetor.
Lici ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë dhe ndërroi jetë më vonë.
Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.
Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe çifti i qytetarëve që po udhëtonte më motor në momentin e atentatit.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital.
Një makinë tip Land Rover model i ri i djegur u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat. Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.
Pista kryesore e vrasjes është përplasja mes grupeve të Shkodrës, ndërsa dyshohet për dy autorë të shpallur në kërkim, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.