zoom

Aktualitet

“Të kam lënë Zotin”- Gazetari tregon shkaqet që çuan efektiven drejt vetëvrasjes

Gazetari Ferdinand Devishi ka analizuar faktorët që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes efektiven Aldorjana Loshi.

E reja qëlloi veten me plumb në gjoks me armën e shërbimit. Ai ka renditur disa nga arsyet që mund të kenë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.

Ai u shpreh se faktorët që ndikuan kanë qenë vdekja e babait të saj, ndryshimi i jetës nga një provincë në qytetin e Tiranës dhe konfliktet e vazhdueshme me të dashurin më të madh në moshë, ku mesa duket nuk i ka përballuar dot.

“Unë do ta gjeja të gjithë çelësin e konfliktit që e ka çuar atë tek vetëvrasja në dy momente, humbja e babait dhe fakti që është shumë e vogël. Fakti tjetër është që vjen nga një zonë rurale dhe shumë shpejt vjen në Tiranë, ka një punë, ka bërë shkollën e mesme në një provincë, vjen këtu dhe për dy vjet ka një vend pune, është futur në shoqëri, në atë xhunglën e Tiranës, shumë shpejt për një kohë shumë të shkurtër. Nuk ndihet në ambientin e vetë, ka humbur babain, ka një të dashur më të madh se vetja në moshë i cili mund të ketë qenë edhe dominant, edhe mos përfillës në biseda dhe gjithçka përfundon me frazën “të kam lënë Zotin”.

Është frazë shumë domethënëse, kur shqiptari të thotë “të kam lënë Zotin” për ato çfarë ndodhën, unë po iki por ty do të të gjykojë Zoti. Ata kanë pasur konflikte, ajo i ka përjetuar shumë, mund të jetë shumë e vogël për t’i zgjidhur, mund të jetë ndjerë shumë e pamotivuar, mund të jetë ndjerë shumë e shpartalluar për ta përballuar”, tha Ferdinand Dervishi në Top Story.