zoom

Aktualitet

“Taulanti nisi të shkulte karota”- E “përzunë” nga Fieri, Braçe thumbon Ballën e Ballukun

Transferimi nga drejtues i PS-së në Divjakë, te pjesë e ekipit të PS-së në Tiranë, duket se nuk është kapërdirë lehtë nga deputeti dhe ish zv.Kryeministri Erion Braçe.

Në kontekstin e një bisede me nota humori, Braçe, i ftuar në “Papare Najt” te Agron Llakaj ka thumbuar Taulant Ballën dhe Belinda Ballukun.

Balla është ish-drejtues qarku në Fier për PS-në, post i cili sot është marrë nga Balluku.

Pjesë nga intervista:

Erion Braçe: Do zgjidhja të isha bujk, patjetër me shumë dëshirë

Ke pasion ta drejtosh apo?

Erion Braçe: E bëj vetë, këtu në Tiranë nuk kam asnjë lloj mundësie të merrem me këtë, janë këto katundet e Tiranës.

Tani kam mësuar që qarku i Tiranës është prodhuesi i dytë më i madh i produkteve blegtorale në Shqipëri, duhet vëmendje e shtuar në katundet e Tiranës në këtë aspekt.

Po ta kisha mundësinë që të kisha tokë do isha marrë me këtë gjë.

E  nisa hyja nëpër sera, vilja domate, pastaj pashë Taulantin që nisi të shkulte karota, aty thashë ‘e lashë’, nuk e vazhdova më të bëja nga këto gjërat

Ç’ne Taulant me karota?

Erion Braçe: Donte të fitonte Divjakën

E mori Divjakën?

Erion Braçe: Nuk mori Divjakën. Mori diasporën, ka ardhur një tjetër që ka marrë Divjakën, edhe shyqyr që ka ardhur në sezon që s’ka karota (Qesh). A më pyete për bujqësinë, t’i them të gjitha.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura