zoom

Slider

Tare drejt Chelsea-t, presidentin Boehly erdhi në Palasë për t’u takuar me drejtorin e Lazios

Igli Tare është takuar me presidentin e klubit të Chelsea-t, Todd Boehly dhe stacioni i radhës në karrierë për të mund të jetë në ishull.

Sipas gazetës Panorama Sport, takimi është bërë në Shqipëri në një nga rezidencat luksoze në Palasë.

Boehly ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë.

Mësohet se Boehly është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Ndërmjetës i këtij takimi ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e trajnerit Sylvinho, Altin Taho.

Chelsea po kalon një periudhë tranzicionin dhe po mendon të afrojë Taren në rolin e drejtorit sportiv.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell ky takim, por sigurisht është një lëvizje e madhe për Taren nëse do të finalizohej. /zoom.al/