zoom

Lajme

Takimi i Ramës/ Nga Veliaj tek Balla, administrata zhvendoset në Milano

Ministra, deputetë, kryebashkiakë, administratë e arsimtarë kanë qenë në udhëtimin e shkurtër drejt Milanos, për të duartrokitur liderin e tyre Edi Rama.

Mes refugjatëve që duartrokasin Edi Ramën nëpër turmë, janë Erion Veliaj, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Elton Arbana, drejtorë e drejtoresha bashkie, mësues e administratë që kanë mbushur sallën.

Nëpër rrjetet sociale nga radhët e socialistëve nuk ngurohet të shpërndajnë foto e video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali.

Listën e personave që kanë prerë një biletë afatshkurtër në vendin fqinj e drejtojnë ministra, si Ulsi Manja i drejtësisë, apo kryebashkiakë si Erion Veliaj, Rakip Suli i Kamzës e Elton Arbana i Shijakut.

 

Pjesë e takimit ishte dhe Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranë, Matilda Zizolli.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë pamjet nga takimi që ka shpërndarë nga vendi ku mbahet, Armando Subashi që drejton bashkinë e Fierit, apo ministri Brendshëm Taulant Ballës.

Por jo vetëm kaq, edhe për mësuesit e arsimtarët do duhej të ishte një ditë e zakonshme pushimi, por nuk ka ndodhur kështu, ato janë rreshtuar nëpër avione e autobusë për të dëgjuar fjalimin e Ramës.