Aplikacion
Për grupin e Laert Haxhisë, “Kinezi” ishte ushtar i bandës së Aldo Bares dhe si i tillë, ai në vitin 1998 kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhisë, një i afërm i Laert Haxhisë.
Për ta vrarë “Kinezin”, Tafani ka rrëfyer se ishte nxjerrë në pritë, duke përdorur si justifikim heroinën.
“…Pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua.. e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Ka hipur vetë në makinë dhe kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një lumi jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina.. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pas koke, dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Trupin e tij e lam aty mes ferrave…”, ka treguar Tafani para grupit hetimor.