zoom

Politikë

Tabaku takon Komisionerin Varhelyi: Masa kundër korrupsionit për të rritur besimin e investitorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi këtë të martë një takim me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Gjatë takimit, Tabaku diskutoi me Varhelyin sesi mund të përshpejtohen reformat ekonomike dhe për masat që duhen marrë për të luftuar korrupsionin e për pasojë, për të rritur besimin e investitorëve në ekonominë shqiptare.

“Takim produktiv me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi: përshpejtimi I reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, projekte komeptitive. Në fokus: Rritja e fondeve, masat anti-korrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE. #EUGroëth #RegionalIntegration #Reforms #Albania”, shkruan Tabaku në “Twitter”.