Aplikacion
Sipas Shalsit, ky ndryshim vjen për të rregulluar disa ndryshime në strukturë në ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Por deputetja e PD, Jorida Tabaku, nuk ishte e këtij mendimi dhe e kundështoi këtë nismë, duke evidentuar disa pyetje në lidhje me këtë shtyrje. Ajo u shpreh se ligji në fjalë nuk vjen vetëm se për ndonjë qokë.
“Mesa kuptoj, propozimi juaj është zgjeruar, sepse nga kalimi i një sektori, bëhet fjalë dhe kalimi i disa sektorëve të tjerë që nuk janë rregulluar. Sa objekte ka në proces privatizimi, ka një databazë, pse ka dy procese shitje më vete dhe evidentimi me vete? Këtë projektligj e shoh të lidhur dhe me ligjin e bonove, shtyrjen e afatit dhe shtyrjen e ligjit te investimeve strategjike. Kur behet fjala per nje truall shtetetor që do prishet, zgjerohet fabula. Janë shqetësime që besoj i kanë dhe kolegët e mi të majtë”, u shpreh deputetja demokrate.
“Në fakt është hera e dytë që ju si Kryetar Komisioni propzoni nj projektligj që është në dëshirat e qeverisë. Jam e çuditur sepse Drejtori i Privatizimeve, ndjesë se nuk ju njoh, është në Ministrinë e Ekonomisë, drejtoria e privatizimeve është tek Ministria e Financave. A u nda para një muaji Ministria, pse nuk u nda dhe Drejtoria përpara një muaji?
Kush janë pronat në proces shitje, a ka raste konkrete kur këto kanë prona janë prishur e kanë ngelur rrënoja që janë në prona publike dhe do privatizohen, që më tej do marrë kostot investitori? A ka një databazë Ministria anormale e Ekonomisë dhe Inovacionit?”, tha Tabaku ndër të tjera, duke ngritur edhe hije të forta dyshimi për nismën e kolegut. /ZOOM.AL/