Aplikacion
E pranishme ishte dhe deputetja Jorida Tabaku e cila u shpreh e shqetësuar për mungesën e reagimit të Autoritetit të Konkurencës në lidhje me tenderat pa garë dhe konkurimet fiktive në garat e hapura në fushën e prokurimeve publike.
Denar Biba i tha se nuk është në tagrin e Autoritetit të Konkurrencës.
Biba: Gjobat deri në 10% e xhiros vjetore, sugjerojmë dënime penale për të rregulluar tregun dhe sjelljen e kompanive. Gjobat në një periudhë afatgjatë i paguan qytetari…
Tabaku: A ju shqetëson situata te tregu prokurimeve publike?
Biba: Nuk kemi akses, kemi depozituar në kuvned amendamente ligjore për të patur akses edhe te prokurimet publike, por kuvendi ende si ka shqyrtuar!
Denar Biba nga Autoriteti i Konkurrencës thotë se gjatë vitit 2022 u zhvilluan 15 monitorime në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës, hoteleve e shërbimeve të ndryshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se janë kryer 11 procedura hetimore, 4 gjoba si dhe 46 raste kontrolli. Në total janë derdhur 26 milionë lekë në buxhetin e shtetit.
“-Gjatë vitit 2022 u morën 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurencës. Numër rekord, viti 2022 ka patur disa të tilla. 99 vendime tregon për punën e vazhdueshme të autoritetit në kompleks. Gjatë vitit 2022, u zhvilluan 15 monitorime, në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës bruto, hotele dhe shërbime në Tiranë, në tregun e fSHF, në tregun e qelizave staminale, shërbimet bankara, infrastrukturën aeroportuale…etj.
-Ka zhvilluar 11 procedura hetimore. Nga këto, për marrëveshje të ndaluara në tregun e importit, të vajit vegjetal, barnave dhe pajisjeve mjekësore, tregut të naftës e benzinës, të shitjes së plehrave kimike, ccimentos, betonin në qarkun Tiranë Durrës Elbasan.
-hetime ëpr abuzim në pozitën domuniese, parkimi Tirana international aeroport, telefonisë celulare, institucionet financiare por jo bankat, tregu karburanteve, po ashtu operatorët kabllor televiziv.
-Janë vendosur 4 gjobam, nr më i lartë i katër viteve të fundit. Për plehrat kimike, për naftën bruto, për tregun e TIA, importi i grurit, tregtitmit të miellit. 224 225 000 lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga buxheti i shtetit nga gjobat e prapambetura, deri më 31 dhjetor 2022 janë në shumën 26 mln lekë.
-Në zbatim për mbrojtjne konkurencës, 46 raste kontrolli. Nr rekord edhe ky. Plus 15 raste të njoftuara, por skanë përmbushur kriteret ligjore për të marrë autoritetin e komisionit. Rekord shuma 26 mln lekë i derdhur në 2022 në buxhetin e shtetit.”- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.