Aplikacion
Dy deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu kanë dalë sot në një konferencë për mediat për të folur për situatën ekonomike, paketë antikrizë të qeverisë si dhe zgjidhjet e mundshme.
Tabaku tha se kjo është një qeveri që vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhjen. Ajo pyeti nëse ka ndonjë plan qeveria për të vendosur një çmim tavan për blerjen e energjisë qoftë edhe duke bashkëpunuar me shtetet e tjera të rajonit?!
“Ka politika qeveria për diversifikimin e energjisë dhe prodhimit të saj?! Nuk ka qeveria ende politika pasi kjo qeveri vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhje
Ka ndonjë plan qeveria për të vendosur një çmim tavan për blerjen e energjisë qoftë edhe duke bashkëpunuar me shtetet e tjera të rajonit?!
Qeveria duhet të kishte vendosur një taksim ekstra për fitimet ekstra të kompanive të energjisë dhe naftës. Kjo duhet të rishpërndahej tek qytetarët dhe bizneset në nevojë siç po vepron Europa.
Në Europë çmimet e energjisë luhaten duke parë edhe angazhimet dhe politikat ekonomike. Pra çmimet kanë qenë dhe 1000 euro/kilovat dhe sot kanë zbritur në 400 kilovat. Duhet një plan i qarte se si do të operohet!”, tha Tabaku.
Arbi Agalliu theksoi se paketa antikrizë e sjellë nga qeveria është qesharake.
“Në këtë akt normativ të buxhetit të vitit aktual, nuk ndryshojnë parashikimet qeveritare mbi vlerën nominale të PPB-së.
Aspektet kryesore në këtë akt normativ:
• Rritja me rreth 30 miliardë lekë të pritshmërive për të ardhurat totale krahasuar me planin qeveritar te vendosur ne aktin e mëparshëm normativ mars 2022.
Ne aktin normativ te miratuar mars 2022, plani per te ardhurat totale u rrit me 10 miliarde leke. Nese i shtojme edhe 30 miliarde leke te ketij akti normativ do te thot se kemi ne totat rritje me 40 miliarde leke nga buxheti i miratuar ne nentor 2021. Kemi rritje te tatim fitimit me 8.4 miliarde leke, taksat nacionale me 1.75 miliarde leke, taksat doganore me rreth 1 miliarde leke. Nderkohe vetem nga TVSH kemi rreth 17 miliarde leke me shume. Kuptohet qe rritja ka ardhur si pasoj e rritjes se nivelit te pergjithshem te çmimeve dhe jo si rezultat i zhvillimit ekonomik, aktivitetit tregtar, qarkullueshmerise se parasë etj. Pra efekt i qarte si pasoje e rritjes se çmimeve”, tha Agalliu.
Ai shtoi: “Pyetja që shtrohet është ku shkojnë këto para? A shpërndahen drejtë në ekonomi duke i krijuar asaj frymëmarrjen e nevojshme, duke përkrahur shtresat vulnerabël, duke mbështetur sipërmarrjet familjare?”
“A shkojnë këto para për infrastrukturë, për shkolla e spitale, per fermeret dhe bujqesine? A shkojne keto para per pensionistet, per familjet ne nevoje, per paga te policeve, mjekeve dhe stafeve akademike apo shkojne per te paguar faturat e nje sistemi korruptiv i cili po boshatise Shqiperine cdo dite e me teper? Apo shkojne per te paguar inceneratoret dhe tenderat korruptiv?”, tha ai.
Sipas tij, përgjigja është shumë e qartë.
“Vendosja e nje vlere te re prej 6.1 miliarde leke si kontingjence per tu perdorur gjate pjeses se mbetur te vitit per nje pakete sociale.
Paketa e pare 3-mujore ishte per periudhen prill-qershor por nga ana tjeter qe nga 1 korriku qeveria nuk ka dhene asnje qindarke ndihme per shtresat ne nevoje, pensionistet dhe sektoreve te ekonomise (perfshire transportin).
Gjithashtu rritet me 700 milione leke fondi rezerve i Keshillit te Ministrave.
Vendosja e nje fondi prej 1.67 miliarde leke per tju shperndare institucioneve sipas kerkesave qe mund te prezantojne ne vijim per kompensimin e kostove te rritura ne ndertim. Ky fond do te perdoret pasi institucionet te kene perdorur hapesirat ekzistuese buxhetore, pasi sipas deklaratave te vete perfaqesuesve te qeverise, vlera totale e kompensimit perllogaritet afersisht 70-80 milione euro.
Rritet fondi per subvencionimin e qirave me 1.72 miliarde leke, pasi qeveria shprehet se fondi fillestar prej 1 miliarde leke eshte ezauruar tashme por perseri ka njerez qe jetojne ende ne cadra nga termeti i fundit.
Rritet fondi per tekstet shkollore “falas” si edhe transportin e mesuesve dhe nxenesve me1.2 miliarde leke. Nderkohe jane me qindra nxenes qe nuk ndjekin dot shkollen vec prej mungeses se transportit. Nuk po flasim ketu per ata te cilet e paguajne personalisht. Po keshtu edhe stafet akademike”, tha ai.
Sipas deputetëve demokratë, nderkohe nuk jepen shpjegime pse vec akcizes qe ulet me rreth 3.5 miliarde leke ulet dhe tatimi mbi te ardhurat personale me rreth 161 milione leke.
“Pse vjen kjo ulje? Eshte ulur aktiviteti tregtar? Eshte rrituar informaliteti apo cfare?
Gjithashtu ne kete akt normative thuhet se do te rriten te ardhurat per sigurimet shoqerore me rreth 4.8 miliarde leke dhe sigurimeve shendetesore me rreth 775 milione leke. Por cpo ndodh me pensionet? A po rriten? A e kupton kjo qeveri qe shume shpejt do te plas fluska e pensioneve sepse sot nuk ka me kush paguan per pensionistet. Shqiperia po zbrazet nga forca puntore dhe ka gjithmon e me pak kontribues per fondin e pensioneve. Cfare masash po merr kjo qeveri per kete fakt?
Shpenzimet operative te qeverisjes qendrore rriten me 6.5 miliarde leke (56 milione euro). Pervec dy zerave qe jane subvencionimet e qirave dhe teksteve, qe ne total shkojne 3 miliarde leke, per pjesen tjeter te fondit, rreth 3.5 miliarde leke nuk ka info perse eshte ndermarre kjo rritje. Ku do te shkoj ky fond? Pse nuk ka transparence? Do te shkoj per luks qeveriar, per pagesa te sistemit oligarkik apo per cfare?
Investimet publike: ky akt normativ nuk shoqerohet me nje liste te projekteve dhe eshte e pamundur te kuptojme se cilet projekte do tu rritet financimi dhe cilet projekte do te kene ulje financimi. Ne materialet e vendosura ne dispozicion nuk ka listim te projekteve me shpenzimet dhe zerat konkret por vetem institucioni perkates. Pse nuk ka transparence sikurse duhet? Cila eshte arsyeja e mungeses se listes se qarte te investimeve publike me kostot respektive?
Ne kete kontekst ky akt normativ nuk eshte gje tjeter vecse drita jeshile e vijimit te abuzimit me fondet publike”, thanë deputetët e PD.
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera